Gazsjellësi, miratohet kompensi për pronat private në Fier, Korçë, Devoll, Berat e Skrapar

Gazsjellësi, miratohet kompensi për pronat private në Fier, Korçë, Devoll, Berat e Skrapar

10:16, 21/06/2018
A+ Aa A-

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e datës 20 qershor 2018, sShpronësimin, marrjen në përdorim të përkohshëm dhe vendosjen e servitutit të përhershëm të kalimit, për interes publik, mbi disa pasuri të paluajtshme, pronë private, që preken nga gazsjellësi TAP  në zonat Fier, Korçë, Devoll, Berat dhe Skrapar.

Të gjtiha bëhen në favor të shtetit, përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

 Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë.

Marrja në përdorim të përkohshëm për pasuritë e paluajtshme, pronë private, do të jetë me afat 1 (një) vit, për zonat e nevojshme për realizimin e punimeve, për të shtirë linjën e tensionit

 Vlera e përgjithshme prej mbi 26 milionë lekësh dhe të gjitha shpenzimet e tjera procedurale të përballohen nga shoqëria “TAP AG”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco