Tirana Bank shitet brenda vitit/ Qeveria presion grekëve për ta blerë ABI

Tirana Bank shitet brenda vitit/ Qeveria presion grekëve për ta blerë ABI

21:55, 24/05/2018
A+ Aa A-

Grupi bankar Pireu lajmëroi se shitja e degës së tij në Shqipëri, Tirana Bank do të finalizohet brenda këtij viti. Shitja është pjesë e një plani të gjerë ristrukturimi, sipas të cilit grupi grek synon të tërhiqet nga katër vende të Ballkanit, Shqipëri, Bullgari, Serbi dhe Rumani.

Largimi i grupit Pireu nga Shqipëria, pason atë të një grupi tjetër grek, përkatësisht Bankës Kombëtare Greke të njohur si NGB. Në fillim të këtij viti, NBG u ble nga ABI Bank, në bordin drejtues të së cilës ulet bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, zonja Linda Rama.

Madje ABI Bank është një nga kandidatët kryesor edhe për blerjen e Tirana Bank. Syri.net ka mësuar se pak ditë më parë, drejtuesit e ABI-t kanë bërë prezantimin e Tirana Bank para stafit të tyre duke zyrtarizuar qartë tentativën për blerjen e kësaj banke.

Shitja e Tirana Bank po shkakton një luftë të fortë në treg, në të cilën është përfshirë edhe qeveria shqiptare, e cila sponsorizon blerjen e kësaj banke nga ABI Bank.

Qeveria presion grekëvë

Qeveria shqiptare është duke i bërë presion Pireus Bank që të shesë degën e saj në Shqipëri, tek Banka Amerikane e Investimeve.Syri.net ka mësuar nga burime të sigurta se në garën për të blerë Tirana Bank ka dy blerës potencialë. E para është Libank, një bankë me ekspertizë ndërkombëtare dhe lidhje të forta në Shtetet e Bashkuara dhe Angli. Ndërsa banka e dytë që ka shfaqur interes për blerjen e Tirana Bank është ABI.

Burime të sigurta thonë se grupi Pireus preferon që Tirana Bank të shitet tek Libank. Por qeveria shqiptare ushtron presion politik dhe jo ligjor, që grekët ta shesin bankën tek ABI Bank.

Banka e kryeministrit

Abi Bank përbën një precedent në sistemin bankar të Shqipërisë. Ajo është e vetmja banka, pronësia e së cilës është e pagjurmueshme, pasi vjen nga parajsat fiskale. Ndonëse u licencua në mënyrë të dyshimtë dhe në shkelje të ligjit, Abi Bank është zgjeruar me ritme të vrullshme në treg. Pak muaj më parë ajo bleu NBG, ndërkohë që tani po tenton të blejë edhe Tirana Bank, çka do ta bënte ABI-n, automatikisht bankën e tretë më të madhe në Shqipëri.

Zgjerimi agresiv i ABI Bank ka shqetësuar institucionet ndërkombëtare që mbikëqyrin ekonominë shqiptare, veçanërisht FMN-në. Pak kohë më parë, FMN lëshoi një deklaratë publike duke i kërkuar Bankës së Shqipërisë të ndalë licencimin e bankave, të cilat nuk përmbushin kriteret ligjore dhe që kanë konflikt interesi. 

ABi Bank është banka e vetme e ekspozuar politikisht në Shqipëri. Opozita e ka cilësuar atë si bankën personale të kryeministrit, e cila është e përfshirë në pastrim parash. Por pavarësisht shqetësimeve të FMN dhe akuzave të opozitës, ABI, banka e lidhur drejtpërdrejtë me kryeministrin shqiptare Edi Rama, nuk ndalet. Ajo vazhdon të zgjerohet me ritme të vrullshme dhe pas NBG tashmë me ndihmën e qeverisë do të shtjerë në dorë edhe Tirana Bank.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Turkofagos25/05/2018 14:02

ABI Bank nuk e ka blere akoma NBG, pasi Guvernatori i Bankes Greke nuk firmos pa patur nje pasqyre te qarte per aksioneret relae te Abi Bank.

Banka25/05/2018 00:07

Kryeministri ka harruar te punoje per cka eshte zgjedhur. Ai i eshte versulur bankave per ti gllaberuar. Keshtu beri me Credit Agricole Bank - Albania e cila u ble nga nje firme offshore e rregjistruar ne Cayman Islands, ku aksionere eshte edhe familja e Edi Rames. Guvernatori i Bankes Qendrore , ne kundershtim te hapur me Ligjin per Bankat ne Republiken e Shqiperise , pranoi blerjen nga firma offshore e Edi Rames. Minimalisht ai duhet te pergjigjet perpara Ligjit per Shperdorim Detyre ne menyre te vetedijeshme. Po te njejten skeme perdori Don Edi me NBG Bank ku shantazhoi Guvernatorin bythec Cam Sejko, i cili miratoi Kalinin e Bankes se dyte te pastruesit e parave NCH te ashtequajtur pronare te kesaj kompanie, por ne te vertete qe nga 2015 pronare eshte Linda dhe Edi Rama. Tani kemi edhe oligarkine financiare Shqiptare te kontrolluar nga majmuni piktol Ed Hajduti .....

Shto koment

Denonco