Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Taksë e re për makinat/ Qeveria rrit pagesat për automjetet e përdorura

Taksë e re për makinat/ Qeveria rrit pagesat për automjetet e përdorura

15:19, 24/05/2018
A+ Aa A-

Qeveria do të vendosë një taksë të posaçme mbi automjetet, të cilën e justifikon si pagesë për të përballuar koston e nxjerrjes së tyre nga përdorimi.

Propozimi, i cili ka ardhur nga Ministria e Mjedisit është që kjo taksë të paguhet në doganë për qytetarët që i blejnë automjetet nga jashtë ose tek koncesionarët, kur makina blihet brenda vendit.

"Me rëndësi është vendosja e një tarife për importin dhe prodhimin e automjeteve për të mbuluar koston e tyre të asgjësimit," thuhet në projektligjin e përgatitur nga Ministria e Mjedisit.

Sipas Ministrisë së Mjedisit, kjo taksë nevojitet për të ndryshuar situatën e rëndëuar, ku një pjesë e madhe e automjeteve që dalin jashtë përdorimit përfundojnë në varreza duke ndotur ambientin.. Edhe pse është ende në fazën e propozimit, drafti pritet që shumë shpejt të miratohet nga qeveria dhe më pas të kalojë për votim final në Parlament.

Vendosja e taksës së re do e bëjë edhe më të vështirë blerjen e një makine nga qytetarët që nuk janë të pasur, pasi ajo do të rrisë kostot e saj.

Automjetet e përdorura

Shqipëria është një nga vendet me moshën më të vjetër të automjeteve në Europë. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht mosha mesatare e automjeteve në Shqipëri është 20 vjet ose dy herë më e madhe se sa mesatarja e Bashkimit Europian.

Ministria e Mjedisit thotë se 30 për qind e automjeteve që qarkullojnë aktualisht në Shqipëri janë kontigjent për të përfunduar në varreza.

" Fundi i vitit 2016 shënoi 563,106 mjete të regjistruara në vend, ku vetëm 401,499 prej tyre kanë kryer kontrollin teknik dhe pagesën e taksave. Bazuar në këto dy shifra, mund të themi se rreth 161,607 automjete mund të jenë kontingjent për t’u kthyer në automjete në fund të jetës," thuhet në dokumentin e Ministrisë së Mjedisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Githbo24/05/2018 17:18

O kush i votoi keto hale, eshte me hale se keto vete

tarif24/05/2018 16:15

Fuck off our government ! Po na e fut sa krahu ,na detyron qe te paguajme per taksat tona te vjedhura nga ata qelbes Po na q--e ne by--e dhe ne na vjen rehat

Daj Jaku24/05/2018 15:58

Vazhdoni të shpikni mënyra për të vjedhur këtë popull, duke e kamufluar me gjoja qëllime të sheqerosura ambientaliste. Të gjithë tashmë e dinë se sa ERRUANI ju për ambientin. Plehra kimike të importuara fshehurazi, inçeneritorë të mafjes of shorë, beton me miljarda tonelata..... të gjitha pa taksa për hajdutët e qeverisë. Tani o karagjozë diletantë shpikni taksën e parapaguar kur të vdesë automjeti. Por edhe e reja do vdesë, askush nuk e di kush vdes përpara. Pagesa e vdekjes bëhet kur vdesë, automjeti i vdekur është pothuaj tërësisht i riçiklueshëm, pothuaj 90% metal për fonderi, pra është bisnes. Autodemolitorët bredhin të gjithë me makina luksi. Mjaft e vodhët kët popull me të gjitha shpikjet e shejtanit. Të gjithë në protesta se na ropën gjallë.

toni24/05/2018 15:34

bjeruni bjeruni fukarase por nese fakaraja nje dite do vije ne pushtet do ju veje flaken me keq se enveri

Shto koment

Denonco