Vendimi, qeveria jep me qera Portin e Sarandës për 20 vjet

Vendimi, qeveria jep me qera Portin e Sarandës për 20 vjet

08:38, 27/04/2018
A+ Aa A-

Qeveria ka vendosur të japë me qira një pjesë të Portit të Sarandës. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në mungesë të Kryeministrit Edi Rama i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Gjermani.

Sipas vendimit të fjalë, qeveria ka vendosur të japë me qira për 20 vitet e ardhshme, një pjesë të ambienteve të Portit të Limjonit. Bëhet fjalë më konkretisht për ish-bazën ushtarake detare të portit, një sipërfaqe të përgjithshme prej 5 370 m2, nga të cilat 90 m2 janë sipërfaqe objekt dhe 5 280 m2 janë sipërfaqe funksionale. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco