Gjigandi bankar amerikan gjobitet me 1 miliardë dollarë

Gjigandi bankar amerikan gjobitet me 1 miliardë dollarë

22:26, 20/04/2018
A+ Aa A-

Gjiganti bankar amerikan “Wells Fargo” ka rënë dakord t’u paguajë agjencive rregullatore federale një miliard dollarë, për t’i dhënë zgjidhje akuzave se nuk arriti të identifikojë dhe të parandalojë problemet në lidhje me dhënien e kredive për shtëpi dhe automjete.

Banka ka pranuar se u ka shitur sigurime të panevojshme për makinat, qindra mijëra klientëve të saj që kishin marrë kredi. Huadhënësi më i madh në SHBA “Wells Fargo”, ka pranuar gjithashtu se ka detyruar me mijëra konsumatorë të paguajnë tarifa të panevojshme për kyçjen e normave të interesit në kreditë e marra për shtëpinë e tyre.

Banka do t’i paguajë 500 milionë dollarë zyrës së Mbrojtjes Financiare të Konsumatorit dhe një shumë tjetër prej 500 milionë dollarësh zyrës së Kontrollorit të Departamentit të Thesarit, gjobat më të larta të vendosura ndonjëherë nga secila prej agjencive.

Paratë nuk do të shkojë direkt tek klientët e dëmtuar, megjithëse banka ka rënë dakord të ofrojë dëmshpërblim. Ky është kapitulli i fundit i një skandali të madh e të gjatë që e ka vendosur bankën nën një kontroll të rreptë federal.

“Wells Fargo” u trondit gjithashtu nga një skandal tashmë i raportuar gjerësisht. Banka ka pranuar se punonjësit e saj kishin aktivizuar 3.5 milionë llogari bankare dhe karta krediti, pa autorizimin e klientëve.

Më parë gjatë këtij viti, duke cituar "abuzimet e përhapura", Banka Qendrore amerikane, ndërmori një veprim historik, duke urdhëruar që “Wells Fargo” të mos rritet më shumë se 1.95 trilionë dollarë në vlerë pasurore. Banka Qendrore i kërkoi gjithashtu “Wells Fargos” të zëvendësonte disa anëtarë të bordit të saj./VOA/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Futja kot21/04/2018 14:50

Ky po që është lajm, po këto tanët ku janë? Se shumë kredi të këqija janë “paketuar” dhe vijojnë të “paketohen” dhe shiten si pa gjë të keqe, duke iu shkaktuar trauma personave dhe bizneseve. Shikoni ku do të shkojmë me të famshmet shitjet e kredive të këqija, që gjasme, u ulën kaq shpejt në një vend si Shqipëria, ku rritja ekonomike dihet se si është, nga të gjitha raportet ekonomike të institucioneve ndërkombëtare … Ku është Banka e Shqipërisë, apo vijon të jetë thjesht një vend pune për ato që duhet të marrin e japin qoka …??? Po institucionet e tjera, ato që paguhen nga të gjitha ne …??? Prisni e do të shihni, nuk keni parë gjë akoma, sidomos me këto kompanitë “kërpudhë” që po dalin përditë për të blerë të tilla kredi të këqija të “paketuara” … vend TALLAVA’, me njerëz TALLAVA’ …

Banka21/04/2018 01:58

Wells Fargo nuk edhte huadhenesi me i madh amerikan. Kontrolloni lajmin ose perkthimin. Gjithashtu Cim Peka, kontrollo perkthyesit e tu , se duhet te kene bere gabim . Duhet te jete qe banka te mos kaloje assetet e te treteve qe administron 1,95 tn USD, dhe Jo pasuri, pasi asnje shoqeri sot ne bote nuk ka arritur vleren 1 tn(trillion) USD. Maksimalisht Banka me e madhe eshte me pak 400 bn(miliard) USD. Mos coriento lexuesin Cim Peka, se je nder me seriozet ne kete treg, prandaj te lexojme dhe komentojme.

Shto koment

Denonco