Një stuhi e fuqishme goditi Bukureshtin, si edhe 20 qarqe të vendit, duke shkaktuar një viktimë dhe dëme të konsiderueshme në banesa, automjete dhe infrastrukturë.
Sipas autoriteteve rumune të emergjencës, vetëm në kryeqytet u regjistruan afro 2 mijë thirrje për ndihmë. Reshjet intensive dhe erërat e forta përmbytën disa stacione të metrosë, ndërsa qarkullimi u vështirësua në shumë zona të kryeqytetit.
Jashtë Bukureshtit, stuhia preku rreth 60 qytete dhe fshatra. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme në zonat e prekura.
© SYRI.net