Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen', protesta para kryeministrisë në ditën e 32-të

Trump kryen fluturimin e parë me avionin  Air Force One të ri, të dhuruar nga Katari

Trump kryen fluturimin e parë me avionin Air Force One të ri, të dhuruar nga Katari

18:45, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kryer këtë të mërkurë (1 korrik) fluturimin e parë me avionin e ri presidencial Air Force One, një Boeing luksoz me vlerë të vlerësuar rreth 400 milionë dollarë, i dhuruar nga Katari. Avioni ka ngjallur debat për çështje ligjore, etike dhe të sigurisë kombëtare.

Trump u nis drejt Dakotës së Veriut për të marrë pjesë në aktivitetet për përkujtimin e 250-vjetorit të Amerikës, ndërsa para nisjes shprehu entuziazmin për avionin e ri, duke e cilësuar atë unik.

“Jam shumë i emocionuar për fluturimin e parë. Nuk ka pasur kurrë një avion tjetër si ky. Sinqerisht, ne nuk do të mund ta ndërtonim një avion të tillë, sepse nuk do të kishim fondet e nevojshme. Katarasit kanë shpenzuar shuma të mëdha parash”, deklaroi presidenti amerikan.

Sipas Trump, avioni është pajisur me të gjitha sistemet e nevojshme të sigurisë dhe përmbush standardet e kërkuara për transportin e presidentit të SHBA-së.

E përfunduan së fundmi. E përshtatën për një president, me të gjitha sistemet e sigurisë dhe pajisjet e nevojshme. Është vërtet mbresëlënës”, u shpreh ai.

Avioni iu dorëzua si dhuratë Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagonit) dhe do të përdoret përkohësisht deri në përfundimin e ndërtimit të avionëve të rinj presidencialë nga kompania Boeing, proces që pritet të zgjasë rreth dy vite.

Air Force One i ri mban ngjyrat e bardhë, të kuqe dhe blu të errët, duke i ngjarë avionit personal që Trump ka përdorur prej vitesh. Brenda tij ndodhen ulëse prej lëkure që shndërrohen në krevate, rripa sigurimi me vulën presidenciale, mure dhe dysheme në nuanca bezhë, si dhe detaje të arta në sistemin e ndriçimit.

Avioni u prezantua zyrtarisht muajin e kaluar në bazën ajrore Andrews, ku Trump e cilësoi atë si “avionin më luksoz në botë”.

Me hyrjen në shërbim të këtij avioni, zëvendësohet përkohësisht Boeing 747-200, i cili ka shërbyer si Air Force One që prej vitit 1990. Ndërkohë, dy avionë Boeing 747-800 janë në proces përshtatjeje për t’u kthyer në avionët e rinj presidencialë të përhershëm (VC-25B), të cilët pritet të dorëzohen pas rreth dy vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco