Më shumë se dhjetë persona humbën jetën në përmbytjet në Bregun e Fildishtë, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që kanë zgjatur prej ditësh në atë rajon. Shumica e njerëzve vdiqën në kryeqytetin Abidjan, tha Ministrja e Kohezionit Kombëtar, znj. Belmond Dogo.
Mediat lokale raportuan se të paktën nëntë persona që vdiqën u varrosën nën rrënojat në vendbanimin Mosikro, pas shirave që filluan të shtunën.
Reshjet e dendura të shiut shkaktuan gjithashtu përmbytje në Ganën fqinje, ku deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht 14 vdekje.Përmbytjet janë të zakonshme në disa pjesë të Afrikës , e cila është ndër rajonet më të ekspozuara ndaj kushteve ekstreme të motit, pavarësisht se është përgjegjëse vetëm për një pjesë të vogël të emetimeve globale të gazrave serrë, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike.
© SYRI.net