Pesë persona kanë vdekur pas të shtënave me armë zjarri në qytetin verior gjerman Stade dhe një person i dyshuar është ndaluar, tha policia të hënën.
Motivi është aktualisht i paqartë, shkruan media gjermane BILD.
Ndërsa media lokale raportoi se incidenti kishte ndodhur në një qendër rinore në qendër të Stade, një qytet me pak më pak se 50,000 banorë në perëndim të Hamburgut.
Disa raportime iu referuan të dyshuarve të shumtë, por policia nuk e konfirmoi këtë.
© SYRI.net