Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit

Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit

09:00, 28/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një pistë në aeroportin e Karakasit është rihapur dhe po pret avionë amerikanë që transportojnë ndihma humanitare, tha të martën një zyrtar i lartë amerikan, tre ditë pasi një tërmet i dyfishtë tronditi Venezuelën.

“Këtë mëngjes në aeroportin Simon Bolivar, një nga pistat është rikthyer në funksion dhe po pret avionë C-17”, tha një zyrtar i lartë amerikan.

“Tani që aeroporti është i hapur, ne do të përshpejtojmë shpërndarjen e ndihmës humanitare”, shtoi ai.

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë është rritur në të paktën 1,430 persona, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, të shtunën.

Kërkimet për të mbijetuar dhe trupa e viktimave vijojnë papushim teksa ekipe kërkim-shpëtimi nga shtetet të ndryshme kanë udhëtuar drejt Venezuelës.

Mijëra persona janë plagosur pas dy tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter që goditën veriun e vendit të mërkurën, duke lënë më shumë se 50,000 të zhdukur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco