Franca njofton ndalimin e telefonave në shkollat e mesme nga shtatori

Franca njofton ndalimin e telefonave në shkollat e mesme nga shtatori

13:39, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministri francez i Arsimit, Edouard Geffray ka njoftuar se telefonat celularë do të ndalohen në shkollat e mesme duke filluar nga 1 shtatori.

Geffray tha për transmetuesit "Franceinfo" se ligji që ndalon përdorimin e telefonave celularë do të publikohet gjatë verës, duke hyrë në fuqi në shtator.

"Do të jetë 1 shtatori sepse ligji shumë shpejt do të publikohet gjatë verës. Gjithashtu do t'u dërgoj së shpejti disa udhëzime drejtorëve të shkollave që ta zbatojnë këtë. E konsideroj këtë si diçka absolutisht thelbësore për nxënësit tanë", tha ai.

Franca po shqyrton gjithashtu një ndalim të rrjeteve sociale për të miturit nën moshën 15-vjeç, masë që sipas ministrit Geffray është ende në pritje të miratimit.

"Po presim një vendim nga Komisioni Evropian për pjesën tjetër, që është ndalimi i rrjeteve sociale për të miturit nën 15-vjeç", shpjegoi ai.

Një numër në rritje vendesh evropiane, përfshirë Francën, kanë ndërmarrë hapa fillestarë ose kanë shprehur mbështetje për ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën një moshë të caktuar./ AA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco