Papa Leoni XIV mbërriti në Ishujt Kanarie, një ditë para përfundimit të vizitës së tij një javore në Spanjë.
Në aeroport, Ati i Shenjtë u prit nga kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, ndërsa gjatë vizitës së tij, Papa do të takohet me emigrantë që kanë ndërmarrë udhëtime të rrezikshme përmes Oqeanit Atlantik në përpjekje për të arritur në Europë.
Të premten, ai pritet të zhvillojë një takim me rreth një mijë emigrantë, duke përcjellë thirrjen e tij për solidaritet dhe respekt ndaj personave që largohen nga vendet e tyre për shkak të luftërave, varfërisë apo persekutimit.
© SYRI.net