Donald Trump do të marrë pjesë në ndeshjen e tretë të finales së NBA-së midis Knicks dhe Spurs të hënën në mbrëmje në Madison Square Garden në New York, një ngjarje e parë për një president në detyrë të SHBA-së. Kjo prani historike dhe kontraverse shkon përtej sferës së sportit.
“Ai më ftoi, unë do të shkoj”, konfirmoi Donald Trump të enjten nga Zyra Ovale.
Presidenti amerikan do të marrë pjesë në ndeshjen tretë të finales së NBA-së midis New York-ut dhe San Antonio-s të hënën në mbrëmje (ora 2:30 e mëngjesit të së martës në Europë) në Madison Square Garden.
Duke pranuar ftesën nga James Dolan, pronar i Knicks dhe një nga mbështetësit e tij, Trump do të bëhet presidenti i parë në detyrë që merr pjesë në një ndeshje të finales së NBA-së.
© SYRI.net