Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Moska do të forcojë mbrojtjen e saj ajrore për shkak të sulmeve të fundit në Ukrainë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Putin tha se ka dëme të shkaktuara nga dronët e Ukrainës.
"Për fat të keq për ne, disa prej tyre depërtuan. Rusia ka një sistem mbrojtjeje ajrore, ne duhet ta përmirësojmë, ta forcojmë atë dhe do ta bëjmë këtë", tha Putin.
Putin shtoi se Rusia është e hapur për një kompromis lidhur me Ukrainën në përputhje me marrëveshjet e arritura gjatë takimit të tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Anchorage të Alaskës.
Putini hodhi poshtë idenë që vendet e Bashkimit Evropian mund të veprojnë si ndërmjetës në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, duke argumentuar se ato nuk janë palë neutrale.
"Ndërmjetësimi supozon neutralitet. Ku është neutraliteti këtu?" pyeti ai.
Ai theksoi gjithashtu se ndërmjetësve të mundshëm të palëve të treta duhet t'u besohet të dyja palëve.
“Si mund t’u besojë Rusia njerëzve që kanë përsëritur për vite me radhë nevojën për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë?”, tha Putin.
© SYRI.net