Kampi më i lartë i Everestit është shndërruar në një vendgrumbullim mbeturinash.
Dhjetëra tenda të verdha të grisura mbeten të ekspozuara ndaj erërave të forta.
Pamjet e publikuara në rrjete sociale kanë bërë xhiron e rrjetit, ku shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni bosh dhe mbetje të tjera.
Kampi IV ndodhet në Shtratin Jugor, midis Everestit dhe Lhotse, përkatësisht mes maleve më të larta në botë.
Në një lartësi prej 7,925 metrash, është pika e fundit e pushimit para përpjekjes së fundit të alpinistëve përmes “Zonës së Vdekjes” drejt majës 8,148 metra.
“Ajo që duhet të jetë një nga vendet më spektakolare në planet, në shumë mënyra, është bërë një nga aspektet më të shëmtuara të komercializimit të Everestit”, shkruhet në faqen e Everest Today, një llogari kushtuar alpinizmit, në një postim në X.
This is Camp IV on Mt Everest (~7,900 m), the highest campsite on Earth and the final stop before the summit.
— Everest Today (@EverestToday) June 1, 2026
What should be one of the most extraordinary places on the planet has, in many ways, become one of the ugliest faces of Everest's commercialisation. Abandoned tents,… pic.twitter.com/0Th04sCa5J
© SYRI.net