Një aeroplan stërvitor i forcave ajrore tajvaneze u rrëzua të martën gjatë një defekti në motor, duke vrarë dy pilotët e tij, tha Ministria e Mbrojtjes në Taipei.
Aksidenti ndodhi në orën 08:08 sipas orës lokale dhe në incident përfshihej një aeroplan stërvitor T-34 me një motor të vetëm dhe helikë, me dy vende.
Aeroplani u rrëzua në skajin verior të pistës në Bazën Ajrore Gangshan, në pjesën jugore të ishullit, në qytetin Kaohsiung, tha ministria.
Forcat ajrore thanë se kishin formuar një ekip të posaçëm për të hetuar shkaqet e rrëzimit. Kur u kontaktua nga AFP, një zëdhënës nuk pranoi të jepte detaje.
Në janar, një pilot i një aeroplan luftarak shumëfunksional F-16 u zhduk në det gjatë një fluturimi rutinë pranë Tajvanit lindor. Piloti, i cili përdori një sedilje hedhjeje në det të hapur, është ende zyrtarisht i listuar si i zhdukur.
© SYRI.net