Pentagoni ka bërë të ditur se kostoja e luftës së SHBA-së kundër Iranit ka arritur në 29 miliardë dollarë, sipas një përditësimi të dhënë të martën nga një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes.
Jules Hurst, që ushtron detyrën e kontrollorit në Pentagon, informoi ligjvënësit amerikanë se shifra e re përfshin jo vetëm operacionet ushtarake, por edhe riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara apo të konsumuara gjatë konfliktit.
Vlerësimi i fundit tregon një rritje prej 4 miliardë dollarësh krahasuar me fundin e prillit, kur autoritetet amerikane e llogarisnin faturën e luftës në rreth 25 miliardë dollarë.
Rritja e kostove vjen në një moment kur tensionet mbeten të larta, ndërsa shqetësimet për një përshkallëzim të ri janë shtuar për shkak të mosmarrëveshjeve mbi programin bërthamor të Iranit dhe çështjen strategjike të ngushticës së Hormuzit, të cilat administrata Trump i ka konsideruar si vija të kuqe.
© SYRI.net