Mes 7 personave të vrarë në një sulm ajror izraelit ndaj një ndërtese që strehonte tre familje të zhvendosura në Saksakiye, në zonën e Sidon në Liban, janë edhe tre fëmijë, përkatësisht 6 muajsh, 2 vjeç dhe 11 vjeç.
Sipas mediave libaneze të cilat citojnë Ministrinë e Shëndetësisë, ky është një bilanc paraprak. Të paktën 15 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Al Jazeera shkruan se viktimat ishin familjarë që ishin larguar nga shtëpitë e tyre në Jibshit dhe po kërkonin strehim në Saksakiyeh kur ndërtesa ku po qëndronin u godit.
© SYRI.net