Alarmi për Hantavirusin ka kaluar edhe matanë Adriatikut.
Ministria italiane e Shëndetësisë ka vënë nën ‘mbikëqyrje aktive’ katër pasagjerë që ndodheshin në të njëjtin fluturim të kompanisë KLM me destinacion Romën, ku ishte e pranishme edhe një grua që më pas ndërroi jetë në një spital në Johannesburg si pasojë e Hantavirusit.
Sipas njoftimit zyrtar, kontaktet e të katër personave janë identifikuar dhe informacionet u janë dërguar rajoneve përkatëse, Kalabrisë, Kampanias, Toskanës dhe Venetos, për aktivizimin e mbikëqyrjes ‘sipas parimit të kujdesit maksimal’.
Ministria thekson se janë nisur menjëherë të gjitha procedurat e parashikuara: vlerësimi i rrezikut, monitorimi i shëndetit dhe koordinimi institucional, në përputhje me protokollet kombëtare dhe ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, raporton agjencia italiane Ansa.
© SYRI.net