Kryetari i Parlamentit të Iran, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka deklaruar se negociatat me Shtetet e Bashkuara nuk mund të nisin pa u përmbushur dy kushte kryesore: vendosja e një armëpushimi në Liban dhe zhbllokimi i aseteve iraniane të ngrira.
“Dy nga masat e dakordësuara mes palëve ende nuk janë zbatuar: një armëpushim në Liban dhe lirimi i aseteve të bllokuara të Iranit përpara nisjes së negociatave,” shkroi Ghalibaf në një postim në X. “Këto dy çështje duhet të përmbushen përpara se të fillojnë negociatat.”
Ndërkohë media shtetërore e Libanit, NNA, raportoi një seri sulmesh të reja izraelite në vend. Një prej tyre, në qytetin Sohmor në Luginën Bekaa, duke lënë dy persona të vrarë dhe një tjetër të plagosur.
Sipas NNA, sulme të tjera të fundit janë regjistruar edhe në qytetet Bint Jbeil, Chaqra dhe Khirbet Selm.
Nga ana tjetër 30 raketa nga Libani janë lëshuar drejt veriut të Izraelit, nga orët e para të mëngjesit informon ushtria izraelite.
.
© SYRI.net