OKB: Mbi një milion libanezë të zhvendosur që nga fillimi i konfliktit

OKB: Mbi një milion libanezë të zhvendosur që nga fillimi i konfliktit

09:39, 09/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kombet e Bashkuara thanë sot se 1.1 milion njerëz në Liban janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që kur filluan përleshjet midis Izraelit dhe organizatës Hezbollah muajin e kaluar.

Kjo është pothuajse një e pesta e popullsisë së Libanit. Numri i personave të zhvendosur pritet të rritet pasi Izraeli nisi më shumë se 100 sulme ajrore në Liban sot, tha koordinatori i ndihmës humanitare të OKB-së, Imran Riza.

Sipas tij, urdhri izraelit drejtuar banorëve libanezë për të lënë shtëpitë e tyre vlen për më shumë se 15 përqind të territorit të Libanit.Riza vuri në dukje numrin në rritje të sulmeve ndaj institucioneve shëndetësore.

Në 106 incidente të tilla, 57 persona humbën jetën, ndërsa 158 u plagosën, raporton AP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco