Biseda telefonike mes Erdogan dhe Donald Trump: fokus armëpushimi dhe...

Biseda telefonike mes Erdogan dhe Donald Trump: fokus armëpushimi dhe...

17:36, 08/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ku në fokus ishte situata e tensionuar me Iranin dhe përpjekjet për të ruajtur armëpushimin.

Sipas Presidencës turke, Erdogan theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të një periudhe dyjavore si një mundësi për të shmangur përshkallëzimin e ri të konfliktit dhe për të hedhur hapa drejt një paqeje të qëndrueshme.

Gjatë bisedës, dy liderët analizuan zhvillimet më të fundit në rajon, me theks të veçantë te armëpushimi i shpallur gjatë natës në lidhje me Iranin. Erdogan shprehu kënaqësinë për këtë zhvillim, duke nënvizuar se pas javëve të tensioneve intensive, kjo periudhë duhet shfrytëzuar maksimalisht për arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë.

Ai paralajmëroi gjithashtu kundër çdo përpjekjeje që mund të dëmtojë procesin e paqes, ndërsa theksoi se Turqia do të vijojë të mbështesë përpjekjet diplomatike në bashkëpunim me vendet mike dhe aleate, përfshirë Pakistanin, me synim zgjidhjen e konfliktit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco