Një ritual unik fetar është mbajtur të dielën në Murin Perëndimor në Jerusalem. Ceremonia, e quajtur bekimi tradicional priftëror u realizua nën masa të shtuara sigurie, ndërsa u udhëhoq nga ata që njihen si pasardhësit e Kryepriftit biblik Aaron.
Ky ritual i rëndësishëm fetar zakonisht tërheq turma të mëdha njerëzish, por kësaj herë, ngjarja u zhvillua me një numër më të vogël pjesëmarrësish dhe në një hapësirë të mbuluar të sheshit. Kjo për shkak të kufizimeve të vendosura nga Komanda e Frontit të Brendshëm në Jerusalem, si pasojë e luftës që Amerika dhe Izraeli e nisën ndaj Iranit, më 28 shkurt. Teherani zyrtar është kundërpërgjigjur mesulme të shpeshta në Izrael, duke mos kursyer as caqe civile.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë besimtarët të mbështjellë me tallitot (shalla special që barten në raste si ky) duke u lutur, kënduar dhe prekur gurët e shenjtë të Murit Perëndimor. Në ceremoni u dëgjuan lutje tradicionale në hebraisht, përfshirë bekime si “Para Zotit” dhe “Zoti ju bekoftë”.
Bekimi priftëror konsiderohet një nga ritualet më të lashta dhe më domethënëse në judaizëm që simbolizon paqe dhe mirësi për besimtarët. Ani se rastisi te bëhet me 5 prill, kjo ngjarje nuk pati asnjë lidhje me Pashkët e Krishtera, që po ashtu, u festan me ketë datë.
© SYRI.net