Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 25-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Gjenerali i lartë rus vdes pas rrëzimit të aeroplanit në Krime

Gjenerali i lartë rus vdes pas rrëzimit të aeroplanit në Krime

10:52, 06/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një komandant i lartë i forcave ajrore ruse është konfirmuar i vdekur pas rrëzimit të një avioni transportues ushtarak në Krimenë e kontrolluar nga Rusia javën e kaluar.

Oficeri, Alexander Otroshchenko, i cili komandonte njësinë e Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore të Ushtrisë së 45-të të Flotës Veriore, ishte midis afërsisht 30 personave të vrarë në aksident, thanë zyrtarët, cituar Reuters.

Aeroplani, një aeroplan transporti ushtarak An-26, u rrëzua pasi thuhet se u përplas me një shkëmb më 31 mars.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më parë se shkaku paraprak i aksidentit ishte një mosfunksionim teknik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco