Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 25-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Vritet shefi i inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, Teherani: Shënjestër e sulmit SHBA - Izrael

Vritet shefi i inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, Teherani: Shënjestër e sulmit SHBA - Izrael

10:11, 06/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka njoftuar në një deklaratë të botuar nga mediat iraniane se shefi i tyre i inteligjencës, Majid Khademi, është vrarë.

Deklarata thotë se ai u vra këtë mëngjes dhe ka akuzuar Izraelin dhe SHBA-në se e kanë shënjestruar atë.

Khademi kishte zëvendësuar Mohammad Kazemi-n, i cili u vra gjithashtu në një sulm izraelit më 15 qershor 2025 gjatë luftës 12-ditore Iran-Izrael, shkruan  BBC

Në shkurt, pas protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në janar, Khademi kishte akuzuar Presidentin e SHBA-së Donald Trump për nxitjen e asaj që zyrtarët iranianë e kanë përshkruar si një strategji "vrasjeje të inskenuar", që synonte rritjen e viktimave për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake të huaja.

Khademi kishte pohuar gjatë asaj kohe se më shumë se 10 shërbime të huaja inteligjence, përfshirë njësinë izraelite të luftës kibernetike dhe njësinë e inteligjencës 8200, luajtën një rol në protestat që përfshiu Iranin. Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA, të paktën 7,000 njerëz u vranë në shtypjen e janarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco