Forcat e armatosura ukrainase goditën minierën e qymyrit Belorechenska në pjesën e kontrolluar nga Rusia në rajonin lindor Luhansk të Ukrainës, duke dëmtuar një nënstacion elektrik dhe duke bllokuar 41 minatorë nën tokë, tha sot një zyrtar i emëruar nga Rusia.
“Të gjitha shërbimet përkatëse po ndërmarrin hapa për të shpëtuar minatorët dhe për të rikthyer energjinë elektrike në minierë”, tha Leonid Pasechnik, kreu i zonës, raportoi agjencia e lajmeve Tass.
Ai tha se është vendosur kontakt me minatorët dhe se ata kanë furnizime me ujë të pijshëm.
Ai shtoi se të gjitha shërbimet kompetente po marrin masa për të shpëtuar minatorët dhe për të rilidhur minierën me rrjetin elektrik.
Sipas Tass, me urdhër të guvernatorit, veprimet në vendngjarje po koordinohen nga Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës Popullore të Luganskut (LNR) Yuriy Tovtvina dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë së Qymyrit Konstantin Rogovenko.
© SYRI.net