Krim tronditës në SHBA/ 30-vjeçarja ekzekuton babanë e fëmijëve pasi i bëri masazh! Vret me 20 plumba prindërit e tij

Krim tronditës në SHBA/ 30-vjeçarja ekzekuton babanë e fëmijëve pasi i bëri masazh! Vret me 20 plumba prindërit e tij

10:08, 02/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Illinois, ku një 30-vjeçare, Jenna Struble, akuzohet se ka vrarë partnerin e saj, Jacob Lambert, dhe prindërit e tij.

Sipas raportimeve të autoriteteve, ngjarja ndodhi më 22 mars, kur Struble i kishte bërë masazh partnerit të saj për rreth 20 minuta në makinën e tij dhe më pas e qëlloi me një plumb në pjesën e pasme të kokës. Pas këtij akti, ajo shkoi në shtëpinë e prindërve të Lambert dhe i qëlloi ata 20 herë, duke i vrarë të dy.

Struble u arratis drejt qytetit të saj të lindjes, St. John në Indiana, ku edhe u arrestua. Policia sekuestroi armën e përdorur, një Glock 19.

Pas arrestimit, ndaj saj janë ngritur nëntë akuza për vrasje të shkallës së parë, që mund të përfundojnë me dënim deri në burgim të përjetshëm.

Sipas saj, motivi për vrasjen ishte mënyra se si Lambert fliste me fëmijët e saj dhe sjellja e prindërve të tij, të cilët i konsideronte “autoritarë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco