SHBA ofron 3 mln dollarë për këdo që jep informacion mbi sulmet në godinat diplomatike në Irak

SHBA ofron 3 mln dollarë për këdo që jep informacion mbi sulmet në godinat diplomatike në Irak

21:08, 01/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë 3 milionë dollarë për informacione që lidhen me sulmet ndaj objekteve të tyre në Irak.

Llogaria zyrtare e programit Reëards for Justice, pjesë e Departamentit amerikan të Shtetit, ka publikuar një postim në platformën X, ku kërkon ndihmë për sigurimin e informacioneve mbi sulmet e fundit ndaj Ambasadës së SHBA në Bagdad, Qendrës Diplomatike të Mbështetjes në Bagdad dhe Konsullatës së Përgjithshme të SHBA në Erbil, në rajonin gjysmë-autonom kurd të Irakut.

Në njoftim ofrohet një shpërblim prej 3 milionë dollarësh për informacione mbi grupet e armatosura të lidhura me Iran dhe aktorë të tjerë që dyshohet se qëndrojnë pas këtyre sulmeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco