Alarm në Izrael para Pashkës hebraike: Sirena dhe shpërthime pas sulmeve me raketa nga Irani

Alarm në Izrael para Pashkës hebraike: Sirena dhe shpërthime pas sulmeve me raketa nga Irani

17:16, 01/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sirena alarmi dhe shpërthime të forta janë dëgjuar në disa zona të Izraelit, përfshirë Jerusalemin dhe Tel Avivin, pas asaj që dyshohet të ketë qenë një valë raketash balistike të lëshuara nga Irani.

Shpërthimet besohet se janë shkaktuar nga ndërhyrjet e sistemit mbrojtës ajror “Iron Dome” ose nga raketa që kanë rënë në zona të pabanuara. Deri më tani nuk raportohen viktima.

Sulmet vijnë në një moment të ndjeshëm, kur familjet në të gjithë Izraelin po përgatiten të festojnë Pashkën hebraike (Passover) të mërkurën në mbrëmje, një festë tradicionale që shënohet me darkën ceremoniale Seder.

Këto zhvillime pasojnë një periudhë të shkurtër qetësie, ndërsa një natë më parë, sulmet iraniane lanë të plagosur më shumë se një duzinë personash. Mes tyre është edhe një vajzë 11-vjeçare, e cila u godit nga copëza shpërthimi në qytetin qendror Bnei Brak dhe ndodhet në gjendje kritike./BBC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco