Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Historia e Epstein kthehet në film, zbulohet aktorja e njohur që do të marrë pjesë

Historia e Epstein kthehet në film, zbulohet aktorja e njohur që do të marrë pjesë

11:22, 31/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sony Pictures Television po realizon një serial të ri me titull “Perversion of Justice: The Jeffrey Epstein Story”, i bazuar në librin e gazetares Julie K. Brown.

Në këtë projekt, Laura Dern do të luajë rolin e vetë autores, një gazetare investiguese e Miami Herald.

Seriali do të tregojë hetimin e thelluar të Brown mbi Jeffrey Epstein, duke përfshirë zbulimin e marrëveshjes sekrete me prokurorët federalë.

Historia ndjek punën disa-vjeçare të saj, gjatë së cilës ajo identifikoi rreth 80 viktima, inkurajoi të mbijetuarit të flasin publikisht dhe kontribuoi në arrestimin e Epstein dhe Ghislaine Maxwell.

Skenari po shkruhet nga Sharon Hoffman, e cila është edhe producente ekzekutive së bashku me Eileen Myers. Ndër producentët janë edhe Adam McKay dhe Kevin Messick.

Laura Dern është një nga aktoret më të vlerësuara, fituese e çmimeve Emmy Awards dhe Academy Awards, e njohur për role në projekte si “Big Little Lies” dhe “Marriage Story”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco