Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Itali/ Sekuestrohen rreth 400 kg kokainë në portin e Gioia Tauro

Itali/ Sekuestrohen rreth 400 kg kokainë në portin e Gioia Tauro

10:01, 31/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Alba Kepi/

Guardia di Finanza e Reggio Calabria ka sekuestruar gati 400 kilogramë kokainë në Portin e Gioia Tauro. Një pjesë e drogës ishte fshehur në një kontenier që vinte nga Amerika e Veriut dhe përmbante dru të destinuar për Lindjen e Mesme. Një tjetër ngarkesë u sekuestrua pranë bregut afër portit, ku një person u arrestua duke tentuar të nxirrte drogën me një anije të vogël. Pjesa e fundit e kokainës u gjet në bordin e një anijeje që vinte gjithashtu nga Amerika e Veriut, falë ndihmës së somozzatorëve të repartit aeronaval të Guardia di Finanza nga Vibo Valentia dhe Palermo, të cilët zbuluan drogën të fshehur në hapësira të veçanta të marrjes së ujit të anijes.

Sasia e drogës e sekuestruar ishte e ndarë në 309 blloqe dhe, nëse do të shpërndahej, mund të sillte fitime dhjetëra milionë euro për organizatat kriminale. Operacioni përfshinte përdorimin e skanerëve, qenve trajnues dhe ndërhyrjen e notuesve profesionistë për të kontrolluar çdo pjesë të mundshme të anijeve dhe kontenierëve. Ky sukses tregon përpjekjet e vazhdueshme të Guardia di Finanza për të luftuar trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe për të mbrojtur portin strategjik të Gioia Tauro, një nga qendrat më të mëdha të import-eksportit në Itali.

Video e operacionit, duke përfshirë momentin e gjetjes së kokainës në boden e anijes, është bërë publike për të demonstruar profesionalizmin dhe efikasitetin e forcave të policisë financiare në këto ndërhyrje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco