SHBA-të kanë rihapur zyrtarisht ambasadën e tyre në Venezuelë, ndërsa të dy vendet rivendosën marrëdhëniet e plota diplomatike pasi administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump rrëzoi ish-presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, në fillim të janarit. Departamenti i Shtetit njoftoi se ambasada në Karakas është rikthyer në funksionet normale.
Ndërtesa kishte nevojë për riparime të rëndësishme, përfshirë heqjen e mykut, pasi kishte qenë e mbyllur për shtatë vjet - që daton që nga mandati i parë i Trump si president.
Një ekip i vogël diplomatësh amerikanë, të vendosur në Kolumbinë fqinje, ka punuar në Karakas për më shumë se një muaj, por vetë ndërtesa e ambasadës në Venezuelë nuk është hapur deri më sot.
“Vazhdimi i funksionimit të Ambasadës Amerikane në Karakas është një hap kyç në zbatimin e planit trefazor të Presidentit (Trump) për Venezuelën dhe do të forcojë aftësinë tonë për të punuar drejtpërdrejt me qeverinë kalimtare të Venezuelës, shoqërinë civile dhe sektorin privat”, tha Departamenti i Shtetit.
Shtohet, "një kapitull i ri i pranisë sonë diplomatike (amerikane) në Venezuelë".
© SYRI.net