Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Katër ushtarë izraelitë të vrarë në jug të Libanit

Katër ushtarë izraelitë të vrarë në jug të Libanit

08:09, 31/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ushtria izraelite njoftoi herët këtë mëngjes se kishte identifikuar tre ushtarë nga brigada e zbulimit që vdiqën të hënën dhe shtoi se edhe një tjetër kishte humbur  më vonë jetën, por emri i tij nuk dihet ende.

"Gjithashtu, një ushtar u plagos rëndë dhe një rezervist u plagos lehtë në atë incident", shtoi ushtria në një deklaratë në mediat sociale. Dhjetë ushtarë izraelitë janë vrarë që nga 2 marsi, kur Libani ka qenë cak i sulmeve izraelite.

Izraeli pretendon se po sulmon fortesat e lëvizjes Hezbollah të mbështetur nga Irani.

Sulmet janë pjesë e një krize më të gjerë në Lindjen e Mesme që filloi më 28 shkurt kur forcat amerikane dhe izraelite nisën sulme ajrore kundër Iranit, i cili u përgjigj me sulme ndaj vendeve me prani amerikane në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco