Vrasja e dy paqeruajtësve në Libanin jugor, UNIFIL: Mjaft me sulmet e qëllimshme kundër ushtarëve të OKB-së!

Vrasja e dy paqeruajtësve në Libanin jugor, UNIFIL: Mjaft me sulmet e qëllimshme kundër ushtarëve të OKB-së!

20:20, 30/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

UNIFIL, misioni paqeruajtës në zonën kufitare blu që ndan Libanin me Izraelit, ka reaguar ashpër pas vrasjes së dy paqeruajtësve në pjesën jugore të Libanit.

Përmes një deklarate, UNIFIL bën me dije se për vrasjen e dy ushtarëve paqeruajtës, ka nisur një hetim për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.

"Ne kemi nisur një hetim për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur", thuhet në reagimin e misionit.

UNIFIL-i e bëri këtë deklaratë pas konfirmimit të vdekjes së dy paqeruajtësve në Libanin jugor, pranë Bani Hayyan, duke shtuar se "një shpërthim me origjinë të panjohur shkatërroi automjetin e tyre dhe një paqeruajtës i tretë u plagos rëndë dhe një i katërt pësoi lëndime".

"Sulmet e qëllimshme kundër paqeruajtësve", vazhdon deklarata, "përbëjnë shkelje të rënda" dhe "mund të përbëjnë krime lufte.

'Kostoja njerëzore e këtij konflikti është shumë e lartë. Dhuna, siç e kemi thënë, duhet të marrë fund." përmbyll reagimin misioni paqeruajtës i OKB-së, UNIFIL./ ANSA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco