Pas hakerimit të emailit privat të drejtorit të FBI amerikane, Kash Patel, këtij të fundit i është publikuar një material video, nga një grup hakerash i quajtur 'Handala Hack Team', i lidhur me Iranin.
Grupi në fjalë pretendon se ka hakuar mesazhet personale të drejtorit të FBI‑s, Kash Patel, dhe ka publikuar online qindra emaile, dokumente dhe foto private të tij.
FBI e konfirmoi sulmin duke thënë se hakerimi është bërë kundrejt llogarisë personale të drejtorit dhe se të dhënat historike nuk përfshijnë informacione zyrtare qeveritare.
Megjithatë, fakt‑check‑et tregojnë se videoja nuk lidhet me këtë sulm, pasi nuk ka prova që personi në video është vërtet Patel, dhe se ajo ka qenë e publikuar që në vitin 2022 në internet.
© SYRI.net