Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Jetë nën sirena në kufirin Izrael-Liban: Jemi në rrezik, por mësohesh...

Jetë nën sirena në kufirin Izrael-Liban: Jemi në rrezik, por mësohesh...

12:08, 30/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa tensionet në kufirin mes Izraelit dhe Libanit vijojnë të rriten, banorët e zonave pranë vijës kufitare përballen çdo ditë me rrezikun e sulmeve me raketa. Në qytetin izraelit Metula, shumë pranë kufirit, jeta është kthyer në një rutinë alarmesh dhe pasigurie.

Banorët tregojnë se sirenat paralajmëruese bien disa herë në ditë, duke i detyruar të strehohen në bunkere brenda pak minutash, apo edhe sekondash në rastet më të rrezikshme. Sipas tyre, kërcënimi është i vazhdueshëm, sidomos nga sulmet që lidhen me grupin Hezbollah.

Një punonjëse sociale në zonë, Gabriella Kopellowitz, tregon se përveç frikës, qyteti është boshatisur ndjeshëm, pasi shumë familje janë larguar. Ajo thekson se përditshmëria e saj tashmë përfshin ndihmën për të zhvendosur banorët e prekur dhe për të furnizuar me ushqime të moshuarit që nuk dalin nga shtëpia.

“Kur raketat vijnë nga Irani, kemi rreth pesë minuta kohë për t’u futur në strehë, por kur vijnë nga Hezbollahu, kemi më pak se një minutë,” shprehet ajo.

Megjithatë, pavarësisht situatës së tensionuar, banorët shprehen se janë mësuar me realitetin e ri, duke shtuar se shumica e raketave neutralizohen para se të shkaktojnë dëme.

“Nuk është ndjesi e mirë të dish që Hezbollahu kërkon të të godasë,” thotë ajo.

Megjithatë, ajo shton se banorët janë mësuar disi me rrezikun: “Jemi disi në rrezik këtu në Metula, por mësohesh me këtë. Nuk kam frikë. Shumicën e kohës raketat rrëzohen.”

Situata mbetet e paqëndrueshme, ndërsa operacionet ushtarake dhe shkëmbimet e zjarrit vijojnë në rajon./BBC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco