Presidenti Iranian ka qenë i prerë në reagimin e vendit që drejton, teksa homologu i tij amerikan ka ashërsuar kërcënimet, lidhur me Ngushticën e Hormuzit.
Përmes një reagimi në platformën sociale X, Pezeshkian e ka bërë të qartë se kërcënimet ndaj Iranit vetëm sa e forcojnë unitetin brnda vendit.
"Iluzioni i fshirjes së Iranit nga harta, tregon dëshpërim kundër vullnetit të një kombi që ka bërë histori. Kërcënimet dhe terrori vetëm sa e forcojnë unitetin tonë.”
The illusion of erasing Iran from the map shows desperation against the will of a history-making nation. Threats and terror only strengthen our unity. The Strait of Hormuz is open to all except those who violate our soil. We firmly confront delirious threats on the battlefield.
— Masoud Pezeshkian (@drpezeshkian) March 22, 2026
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian, theksoi ndër të tjera se Hormuzi është i hapur për çdo shtet përveç atyre që shkelin territorin e Iranit.
"Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç atyre që shkelin territorin tonë", shtoi ai. "Ne përballemi me vendosmëri me kërcënime iluzive në fushën e betejës."
© SYRI.net