Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

VIDEO/ Meloni përballet me një ‘surprizë’ gjatë një takimi me një adoleshent, ja reagimi

VIDEO/ Meloni përballet me një ‘surprizë’ gjatë një takimi me një adoleshent, ja reagimi

14:00, 22/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministrja Giorgia Meloni, është përballur me një “surprizë” ditën e djeshme, teksa ka takuar një adoleshent, i cili i kërkoi të bënin një foto bashkë.

18-vjeçari Filippo Moini u afrua pranë Melonit, por në vend të një fotografie normale, ai nisi regjistrimin e një videoje dhe i tha: “Unë votoj jo për referendumin. Vota ime e parë është një jo”.

Reagimi i Melonit ishte i menjëhershëm dhe me një përzierje habie dhe mirësjelljeje: “Si voton jo?…”, tha ajo fillimisht, më pas shtoi: Epo kjo është demokracia”.

Video, e ripostuar nga e dashura e tij, Benedetta Sommaruga në TikTok, u bë menjëherë virale duke shpërndarë mijëra komente dhe duke u përhapur shpejt edhe në Facebook, Twitter dhe platformat e tjera.

Kujtojmë se qytetarët italianë kanë nisur të votojnë që nga ora 7 e mëngjesit të sotëm për referendumin kushtetues konfirmues mbi reformën e drejtësisë. Në proces mund të marrin pjesë mbi 51 milionë zgjedhës, përfshirë më shumë se 5.4 milionë që jetojnë jashtë vendit.

Fleta e votimit, e gjelbër, përmban pyetjen: “A miratoni tekstin e ligjit për rishikimin e nenëve 87, 102, 104, 105, 106, 107 dhe 110 të Kushtetutës, për krijimin e Gjykatës disiplinore dhe ndryshimet në organizimin gjyqësor?” Zgjedhësit duhet të përgjigjen me “Po” ose “Jo”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco