Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

'Mbyllja e bazave amerikane, marrëveshja për Hormuzin...' - Ja cilat janë 6 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

'Mbyllja e bazave amerikane, marrëveshja për Hormuzin...' - Ja cilat janë 6 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

10:41, 22/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teherani ka paraqitur gjashtë kushte për t’i dhënë fund tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, ndërsa Presidenti Donald Trump bëri thirrje për hapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda 48 orëve, përndryshe SHBA-të do të sulmojnë termocentralet iraniane.

Përgjigja e ushtrisë së Teheranit ka qenë e prerë: “Ne do të godasim infrastrukturën energjetike dhe të IT-së të Shteteve të Bashkuara”, tha një zëdhënës ushtarak për agjencinë Fars.

Ali Mousavi, përfaqësuesi i Iranit në OKB, shtoi: “Ngushtica është e mbyllur vetëm për armiqtë tanë”.

Sipas agjencisë Tasnim, degë e IRGC-së, gjashtë kushtet e Teheranit për t’i dhënë fund konfliktit përfshijnë: sigurinë që konflikti të mos përsëritet, mbylljen e bazave amerikane në rajon, pagesa e kompensimeve për Iranin, përfundimin e operacioneve kundër grupeve rajonale të lidhura me Teheranin, zbatimin e një regjimi të ri ligjor për Ngushticën e Hormuzit dhe ndjekjen penale të punonjësve të mediave anti-iraniane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco