Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite tha se kishte zbuluar tre raketa balistike të lëshuara në drejtim të Riadit, kryeqytetit të vendit.
Një zëdhënës i ministrisë tha se kishte kapur njërën nga ato raketa, raporton BBC.
Ndërkaq, sipas të njëjtit, dy të tjerat kanë rënë në një zonë të pabanuar.
Luftimet po vazhdojnë, madje sipas paralajmërimeve ato po hyjnë në fazën më kritike.
© SYRI.net