Emiratet e Bashkuara Arabe: Po i përgjigjemi një kërcënimi me raketa! Irani: Sulmuam bazat ajrore në Kuvajt e EBA

Emiratet e Bashkuara Arabe: Po i përgjigjemi një kërcënimi me raketa! Irani: Sulmuam bazat ajrore në Kuvajt e EBA

17:57, 21/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se po i përgjigjen kërcënimit me raketa. Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Emergjencave, Krizave dhe Fatkeqësive në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ka bërë të ditur se mbrojtja ajrore e vendit është aktivizuar për t’iu përgjigjur një kërcënimi me raketa.

“Ju lutemi qëndroni në një vend të sigurt dhe ndiqni kanalet zyrtare për paralajmërime dhe përditësime,” thuhet në njoftimin e autoritetit.

Ndërkohë Irani ka informuar se ka goditur baza në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Irani deklaroi se ka ndërmarrë sulme ndaj bazave ajrore në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat, sipas tij, përdoren nga SHBA dhe Izraeli.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike,  pretendojnë se kanë “bombarduar” këto objekte ushtarake, shkruan BBC.

Komandanti i marinës së IRGC-së, Alireza Tangsiri, deklaroi në rrjetin social X se janë goditur “objektet e dy bazave ajrore Al-Minhad dhe Ali Al-Salem, hangarët dhe depot e karburantit të avionëve amerikanë dhe sionistë, me një volum të madh raketash balistike dhe dronësh vetëvrasës”.

Sipas tij, këto baza kanë qenë “burimi i agresionit” ndaj Iranit.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka konfirmuar se Moska mbetet një “mik besnik dhe partner i besueshëm për Teheranin në këtë kohë të vështirë”.

Në një mesazh drejtuar udhëheqjes së re iraniane, me rastin e ditës së parë të Vitit të Ri iranian, Putin u shpreh ndaj Mojtaba Khamenei dhe Masoud Pezeshkian se shpreson që populli iranian do t’i “kapërcejë këto sprova të vështira me dinjitet”, thuhet në një deklaratë të Kremlinit, informon BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco