Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, deklaroi se bota po hyn në një fazë të re të zhvillimit të energjisë bërthamore dhe se gara për këtë teknologji tashmë ka filluar.
Duke folur për rolin e Evropës në këtë sektor, ajo theksoi se kontinenti ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për t’u bërë një nga liderët kryesorë globalë në energjinë bërthamore. Sipas saj, sektori bërthamor evropian është tashmë shumë i zhvilluar dhe përbën një bazë të fortë për avancime të mëtejshme.
Von der Leyen bëri të ditur se aktualisht rreth 500 mijë punëtorë shumë të kualifikuar janë të punësuar në industrinë bërthamore në Evropë, një numër që sipas saj tejkalon edhe atë të Shtetet e Bashkuara dhe Kinë. Ky potencial njerëzor dhe teknik i jep Evropës një avantazh të rëndësishëm në zhvillimin e teknologjive të reja bërthamore.
Ajo theksoi gjithashtu se inovacioni do të jetë çelësi për të ardhmen e këtij sektori. Një nga drejtimet kryesore të zhvillimit janë reaktorët modularë të vegjël (SMR), të cilët konsiderohen më fleksibël, më të sigurt dhe më të shpejtë për t’u ndërtuar sesa centralet tradicionale bërthamore.
Sipas saj, këto teknologji të reja mund të luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë së qëndrueshme dhe në uljen e varësisë nga burimet fosile.
Në këtë kontekst, von der Leyen theksoi se Evropa duhet të rrisë investimet në kërkim shkencor, zhvillim teknologjik dhe bashkëpunim ndërmjet vendeve anëtare. Qëllimi, sipas saj, është që kontinenti të shndërrohet në një qendër globale për zhvillimin dhe prodhimin e energjisë bërthamore të gjeneratës së ardhshme, duke kontribuar njëkohësisht në sigurinë energjetike dhe në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Ursula von der Leyen: “Ladies and gentlemen, obviously the nuclear race is on.”
— NEXTA (@nexta_tv) March 10, 2026
She said Europe has everything it needs to become a leader in this race, noting that the European nuclear sector employs around 500,000 highly skilled workers — more than in the United States and… pic.twitter.com/J45mgGUMbU
© SYRI.net