Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

Hetimi italian mbi 'snajperat-turistë' të Sarajevës! I dyshuari si 'snajperisti- turist' dëshmon para prokurorëve

Hetimi italian mbi 'snajperat-turistë' të Sarajevës! I dyshuari si 'snajperisti- turist' dëshmon para prokurorëve

13:37, 09/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Alba Kepi

Sot në Gjykatën e Milano-s është zhvilluar një moment kyç në hetimin italian mbi “snajperat- turistë” të Sarajevës.

Para prokurorëve italianë është marrë në pyetje Giuseppe Vegnaduzzo, 80 vjeç, ish-kamionist nga San Vito al Tagliamento (Pordenone), i dyshuar të ketë qenë një nga snajperistët që qëllonin mbi popullsinë civile gjatë rrethimit të qytetit midis 1992 dhe 1996.

Vegnaduzzo ka deklaruar se është “plotësisht i pafajshëm ndaj akuzave”. Ai akuzohet për vrasje me dashje, të rënduar dhe të vazhdueshme, ndërkohë që dëshmitë që po hetohen e përfshijnë edhe pretendimet e një gruaje që thotë se e ka dëgjuar duke u mburrur publikisht për “gjuetinë e njerëzve”.

Hetimi i autoriteteve italiane po përqendrohet jo vetëm tek Vegnaduzzo, por edhe tek të tjerë persona që udhëtuan drejt Sarajevës si pjesë e këtij fenomeni. Sipas informacioneve të mbledhura një ish-alpin i Carnia-s, që kishte shërbyer me UNPROFOR, roli i të cilit po shqyrtohet për mundësi të veprimeve jashtë mandatit të paqes, një ish-banker nga Trieste, i cili dyshohet për udhëtimet dhe kontaktet e tij në Bosnjë. Autoritetet italiane pritet të thërrasin në pyetje edhe persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në “turizmin snajperist” dhe të ndihmojnë në rindërtimin e rrjetit të aktivitetit që ka ndodhur midis viteve 1992 dhe 1996. Hetimet mund të shtrihen edhe ndaj italianëve të tjerë, si dhe ndaj individëve nga Kanadaja dhe SHBA-ja, sipas kallëzimeve dhe dëshmive të mbledhura nga shkrimtari Ezio Gavazzeni.

Gavazzeni kishte dorëzuar kallëzim në Prokurorinë e Milanos në janar 2025, duke ofruar dokumentacionin dhe dëshmitë mbi aktivitetin e snajperistëve turistë, të cilët paguanin deri në 300 mijë euro për një fundjavë, duke qëlluar kryesisht ndaj grave, vajzave dhe fëmijëve. Ai ka treguar se grupet e huaja ishin kryesisht meshkuj, sipërmarrës ose profesionistë të suksesshëm, të apasionuar pas armëve dhe gjuetisë.

Në intërvistën eskluzive të realizuar nga gazetarja e Syrit Tv, Alba Kepi, më nënëtor të 2025, Gavazzeni u shpreh se “Qëllimi e kallëzimin penal ishte të hedh dritë mbi të vërtetën dhe të sjell drejtësinë në veprim,” , i cili theksoi se interesi publik dhe investigimi mediatik erdhën vetëm pas dorëzimit të kallëzimit, dhe jo si synim personal.

Lista e të dyshuarve mund të zgjerohet gjatë javëve të ardhshme, ndërsa hetimi synon të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këto krime të tmerrshme.

Ky hetim ka rikthyer vëmendjen ndërkombëtare tek tmerri i snajperistëve turistë në Sarajevë, dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë për viktimat e luftës, veçanërisht për fëmijët, vajzat dhe gratë që u bënë objekt i këtyre sulmeve mizore.

Sipas akuzave “snajperat paguanin nga 250 deri në 300 mijë euro për një fundjavë. Qëllonin për argëtim ndaj kujtdo, por sidomos ndaj personave më të pambrojtur: fëmijëve, vajzave, grave.”Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco