Filmi "Melania" i prodhuar nga Amazon MGM Studios, do të mbërrijë në kinematë anembanë botës, përfshirë kinematë serbe falë shpërndarjes së Blitz Film, më 30 janar, njoftuan distributorët.
Filmi "Melania" i Amazon MGM Studios ofron një vështrim të paparë më parë të 20 ditëve para inaugurimit presidencial të vitit 2025 - nga perspektiva e vetë zonjës së parë.
“Hyni në botën e Melania Trump ndërsa ajo koordinon planet e inaugurimit, përballet me kompleksitetet e tranzicionit të Shtëpisë së Bardhë dhe e zhvendos familjen e saj përsëri në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thanë organizatorët.Me pamje ekskluzive të takimeve kyçe, bisedave private dhe ambienteve të papara më parë, ky film shënon rikthimin e znj. Trump në një nga rolet më të fuqishme në botë.
Me rastin e publikimit të këtij filmi, Zonja e Parë Melania Trump tha se historia po formësohet gjatë 20 ditëve të jetës së saj para inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Për herë të parë, një audiencë globale është e ftuar në kinema për të dëshmuar këtë kapitull të rëndësishëm - një vështrim intim dhe i pafiltruar në udhëtimin tim, ndërsa balancoj jetën familjare, angazhimet në punë dhe filantropinë në udhëtimin e jashtëzakonshëm për t’u bërë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara”, tha Zonja e Parë Melania Trump.
© SYRI.net