Parisi nuk është vetëm qyteti i dashurisë, por edhe i trashëgimisë së paçmuar kulturore, historisë, dritave dhe pamjes fantastike nga çdo kënd i ndërtesave që kanë shenjuar sharmin e qytetit.
Po, kulla Eiffel, Louvre apo Champs Élysées janë disa një nga diamantet e Parisit, por sharmi i lagjeve karakteristike pariziene, me ndërtesat ngjyrë qumështi dhe ëmbëltoret që ekspozojnë bukur në vitrina kruasanë e “macarons”, nuk mposhtet nga turmat e turistëve.
Prandaj, luksi i hoteleve të shtrenjta në zonat më të frekuentuara nuk kërkohet me aq me ngulm sa dikur, sidomos me implementimin e filozofisë së “Airbnb” si mënyra më ekonomike dhe komode e të pushuarit.
Apartamentet mund t’i përzgjidhni sipas lagjes së preferoni, hapësirës që i përshtatet numrit të familjarëve, apo ambiente intime për çiftet dhe udhëtarët individual. Le Marais, Saint-Germain-des-Prés dhe Montmartre janë disa nga zonat më të preferuara për Airbnb.
Nëse preferoni të jeni afër pikave të interesit, si muzetë, galeritë, ndërtesat e famshme apo zhurmës së njerëzve që shkrepin aparatet dhe shijojnë mrekullitë e Parisit, atëherë kërkoni në 8th Arrondissement apo 1st Arrondisement. Hapësirat janë të pafundme!
© SYRI.net