Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

Shtrohet në spital djali i udhëheqësit çeçen

Shtrohet në spital djali i udhëheqësit çeçen

12:29, 19/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Djali 18-vjeçar i Ramzan Kadyrovit thuhet se është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik dhe ndodhet në gjendje kritike dhe po trajtohet në një spital në Grozni, sipas një kanali opozitar në Telegram.

Detajet mbeten të paqarta dhe ende nuk ka konfirmim zyrtar, por ka zëra se Adam Kadyrov është lënduar dhe thuhet se të dielën, me 18 janar, ishte ende në kujdes intensiv, sipas burimeve të cituara nga RFE/RL.

Disa burime opozitare, përfshirë NIYSO, pretendojnë se i pranishëm ka qenë edhe luftëtari i njohur i arteve marciale të përziera dhe kampioni i UFC-së, Khamzat Chimaev, i cili mund të jetë lënduar gjithashtu, megjithëse sipas disa raportimeve të tjera ai ndohet në Dubai.

I njohur si figurë politike dhe pasardhës i mundshëm i të atit, Adami mban disa poste zyrtare brenda strukturave të sigurisë së Çeçenisë, gjë që ka nxitur spekulime për rolin e tij në të ardhmen e rajonit. Për momentin, informacioni i konfirmuar është i pakët dhe autoritetet lokale nuk kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtare për incidentin. 

 

Ramzan Kadyrov njihet si një mbështetës i fortë i presidentit Putin dhe i luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë, duke dërguar trupa çeçene për të ndihmuar forcat ruse që luftojnë atje, madje thuhet se ka udhëtuar vetë në Ukrainë në mars të vitit të kaluar. Më herët, Adam Kadyrov ka nxitur edhe më shumë tensionet rajonale duke kërcënuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Instagram. Duke e quajtur Zelenskyn “kriminel lufte”, Kadyrov e talli udhëheqësin e Kievit dhe kërcënoi se do ta rrëmbente. / European Conservative – Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco