Të paktën 27 të vdekur në konfliktin midis grupeve guerile në Kolumbi

Të paktën 27 të vdekur në konfliktin midis grupeve guerile në Kolumbi

20:33, 18/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të paktën 27 anëtarë të një grupi guerilas të majtë në Kolumbi janë vrarë në përleshje me një fraksion rival në një betejë për kontrollin e një zone të mbuluar nga xhungla në jugperëndim të vendit, thanë të dielën autoritetet ushtarake.

Përleshjet, të cilat ishin më të dhunshmet në muajt e fundit, ndodhën në zonën rurale të komunës së El Retorno, tha një burim ushtarak për Reuters .

Rajoni ka rëndësi strategjike për prodhimin dhe kontrabandën e kokainës.

Konflikti ndodhi midis një fraksioni të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) të udhëhequra nga Nestor Gregorio Vera, i njohur me nofkën e luftës Ivan Mordisco, dhe një fraksioni tjetër të kryesuar nga Alexander Diaz Mendoza, i njohur si Calarca Cordoba, tha një burim tjetër ushtarak.

Të dy grupet ishin pjesë e të ashtuquajturit Shtabi i Përgjithshëm Qendror, por u ndanë në prill 2024 për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme.

Sipas dy burimeve ushtarake, të cilët folën në kushte anonimiteti, të gjitha viktimat i përkisnin grupit të Verës.

Një udhëheqës nga grupi i Mendozës konfirmoi gjithashtu për Reuters përleshjet dhe 27 vdekjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco