Izraeli thotë se i riu Erfan, simboli i protestave në Iran është vrarë në paraburgim

Izraeli thotë se i riu Erfan, simboli i protestave në Iran është vrarë në paraburgim

14:33, 18/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sipas disa burimeve të raportuara nga llogaria në gjuhën perse e Ministrisë së Jashtme të Izraelit në platformën X, Erfan Soltani, i riu iranian që u kthye në simbol të protestave në Iran, “u vra brutalisht ndërsa ndodhej në paraburgim nga Republika Islamike”.

Ai u arrestua gjatë një proteste me akuzat për propagandë kundër sistemit islamik dhe veprimtari kundër sigurisë kombëtare, dhe u dërgua në burgun e Karaxhit, pranë Teheranit.

Gjyqësori iranian kishte mohuar dënimin me vdekje në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror. Megjithatë, që prej mbrëmjes së djeshme, në rrjetet sociale janë përhapur lajme se Soltani në fakt është vrarë.

Të martën, Trump i tha CBS News se Uashingtoni do të ndërmerrte “masa shumë të forta” nëse autoritetet iraniane ekzekutonin protestuesit.

Raportet thanë se Erfan Soltani, 26 vjeç, u arrestua dhe u dënua shpejt me vdekje për pjesëmarrje në demonstrata.

Të paktën 5,000 persona janë vrarë në protestat në Iran, përfshirë rreth 500 personel sigurie, tha të dielën një zyrtar iranian në rajon, citon Reuters.

Protestat mbarëkombëtare shpërthyen më 28 dhjetor për shkak të vështirësive ekonomike dhe u shndërruan gjatë dy javësh në demonstrata të gjera që kërkonin fundin e sundimit klerikal – duke rezultuar në trazirat më vdekjeprurëse që nga revolucioni islamik i Iranit në vitin 1979.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco