Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar masa të ashpra ligjore, për ato zyrtarë të lartë të administratës së paraardhësit të tij, Joe Biden, të cilët kanë përdorur pa pasur autorizim, Autopenin.
Përmes një reagimi në platformën sociale ‘Truth’, Trump shkruan se personi që ‘punoi’’ me Autopen-in, nuk kishte idenë nëse Biden e miratonte apo jo atë që po bënte ai, duke fajësuar për këtë, të majtën radikale.
‘Nuk kishte asnjë URDHËR me shkrim dhe ishte një akt absolutisht i paligjshëm, i kryer nga Kryengritësit Radikalë të Majtë, që drejtuan në mënyrë të paligjshme Administratën Biden’, shkruan Trump.
Lidhur me këtë çështje, udhëheqësi amerikan tha se do të ndërmerren masa ligjore, deri në arrestim, për atë që e konsideroi si e ‘keqja e vendit’.
‘Secili prej tyre duhet të arrestohet për atë që i ka bërë vendit tonë. Ata nuk fituan Presidencën, por, kur e mendon, as Joe Biden nuk e fitoi. E gjithë kjo ishte e MANIPULUAR. Duhet të ketë një çmim për t'u paguar dhe duhet të jetë një çmim i MADH!’, përmbyll paralajmërimin e tij kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.
Reagimi:
Të gjithë po pyesin për Autopen-in? Ajo që u bë është krejtësisht e paligjshme dhe çdo gjë e nënshkruar në atë mënyrë nuk ka "asnjë fuqi apo efekt të mëtejshëm". Personi që "punoi" Autopen-in nuk kishte idenë nëse Biden e miratonte apo jo atë që po bënte ai. Nuk kishte asnjë URDHËR me shkrim dhe ishte një akt absolutisht i paligjshëm i kryer nga Kryengritësit Radikalë të Majtë që drejtuan në mënyrë të paligjshme Administratën Biden. Secili prej tyre duhet të arrestohet për atë që i ka bërë vendit tonë. Ata nuk fituan Presidencën, por, kur e mendon, as Joe Biden nuk e fitoi. E gjithë kjo ishte e MANIPULUAR. Duhet të ketë një çmim për t'u paguar dhe duhet të jetë një çmim i MADH!
PRESIDENTI DONALD J. TRUMP
Trump më herët anuloi të gjitha urdhrat ekzekutivë dhe "çdo gjë tjetër që nuk është nënshkruar drejtpërdrejt nga Joe Biden, teksa pretendoi se njerëzit që operuan Autopen, e bënë në mënyrë të paligjshme".
Pajisja automatike e hapjes, e cila mban një stilolaps të vërtetë dhe nënshkruan në letër duke përdorur një nënshkrimi me dorë, riprodhon automatikisht nënshkrimin e një personi me saktësi të lartë.
Qeveria amerikane ka përdorur pajisje automatike hapëse që nga administrata Truman, dhe Zyra e Këshillit Ligjor të Departamentit të Drejtësisë, ka konfirmuar më parë se përdorimi i pajisjes është i ligjshëm për nënshkrimet presidenciale në legjislacion dhe akte ekzekutive, për sa kohë që autorizohet nga presidenti.
© SYRI.net