Kryeministri britanik Sir Keir Starmer e përshkruan kërcënimin e Trumpit për të vendosur tarifa ndaj aleatëve të SHBA-së si ‘krejtësisht të gabuar’.
‘Qëndrimi ynë për Groenlandën është shumë i qartë, ajo është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe e ardhmja e saj është çështje që i përket vetë banorëve të Groenlandës dhe danezëve,’ thotë ai në një deklaratë.
‘Ne kemi bërë gjithashtu të qartë se çështjet e Sigurisë në Arktik kanë rëndësi për të gjithë NATO-n, dhe aleatët duhet të bëjnë më shumë së bashku për të adresuar kërcënimin nga Rusia në pjesë të ndryshme të Arktikut.
‘Vendosja e tarifave ndaj aleatëve për ndjekjen e sigurisë kolektive të aleatëve të NATO-s është krejtësisht e gabuar. Natyrisht, ne do ta ndjekim këtë çështje drejtpërdrejt me administratën e SHBA-së.’
© SYRI.net